
Orinda merr dhuratën më të bukur për Krishtlindje nga Turi
E Martë 25 Dhjetor 2018, 13:01
Dritare.net

Moderatori Turjan Hysko dhe këngëtarja Orinda Huta kanë preferuar të festojnë në mënyrë sa më origjinale.
Por për ti përjetuar ashtu siç duhet dhe për ti bërë të paharrueshme ditët e këtyre festave, Turi ka zgjedhur t’i bëjë një dhuratë të veçantë bashkëshortes së tij Orindës. Sigurisht që aksesorët janë kryesoret nga të gjitha kur bëhet fjalë për dhuratën e gocave, por unaza dominon gjithmonë nga bizhuteritë e tjera.
Në unazën që Turi i ka dhuruar Orindës është shkruar një thënie: “Më të mirat s’kanë ardhur ende”!
Ndërsa këtë e ka bërë publike Orinda teksa e ka postuar në një Instastory teksa mbi foto ajo shkruan: “ E di! Dashuria e jetës time!”. Po ju çfarë dhurate morët për festat? /A.C/dritare.net

















