Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Sa deputetë opozitarë do t’i bashkohen qeverisë?

Sa deputetë opozitarë do t’i bashkohen qeverisë?

Berisha: Bukur, shumë i bukur urimi për pashkët Ilir.

Meta: Ma kishte shkruar Tit Vasili doktor, se ai është ortodoks. Unë e ngatërroj me festën e hashures.

Berisha: A, bukur, urime thuaji Titit. Por ndjeheshin nota pesimizmi.

Meta: Normale doktor. I kanë vjedhur 14 vota. Po të kishte edhe ato i duheshin edhe 630 vota të barazonte Erisa Xhixhon.

Berisha: Pse sa kishte Erisa?

Meta: 1.014

Berisha: Me sa kuptova ky do priste nja 5-600 vjet sa të triumfonte drita mbi errësirën?

Meta: Ka rënë në pesimizëm doktor por ne do ringrihemi më të fortë mbi masakrën elektorale të rilindjes urbane e cila ka zaptuar hapësirat e gjelbra duke zhytur popullin dhe klasën punëtore në fukarallëk-maskarallëk që të shitej për 50 euro te mafia ndërkombëtarë e përfaqësuar nga Lali i zi dhe klika e tij sorosiane që hanë paratë e Iluminatit botëror judeo-sionist që duan ta kthejnë këtë vend në një lavatriçe për pastrimin e parave të Erdoganit dhe.....

Berisha: Ilir, hiq dorë nga ai m*t zakoni i pijes. Dhe mos fillo të rrish shumë me Fred Çakon se mirë ke lajthitur vetë, por do më lajthisësh edhe Lulin.

Meta: Jemi në situatë të rëndë doktor. Këta të tutë dhe të mitë po nxitojnë te plotësojnë numrin 84. Se ka thënë Rama që pranoj deputetë nga opozita derisa të plotësohet numri 84, pastaj do t’i kaloj të gjithë tek partia e Tomës. Kurse Toma kishte thënë që nuk pranonte veçse dyshe-dyshe pasi tani që ka numrat pranon vetëm me ofertën “paguaj një që të marrë dy”.

Berisha: Po me amerikanët e rregullove?

Meta: Bëjnë sikur nuk më njohin doktor. Sa herë që i telefonoj ambasadores, më përgjigjet që mos ta shqetësojmë se nuk kemi nevojë për dyshekë. Demek më ngatërrojnë me call centerat e Gon Shehut.

Berisha: Duhet me fillu protestat Ilir. Duhet me i tregu vendin kësaj diktature.

Meta: Dakord doktor por më duhen ca nga të tutë se këta të mitë janë me dy tesera në xhep, një timen dhe një të PS-së.

Berisha: Ashu ë? Hajt se flasim./dritare.net