Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kur vdes një artist jemi të gjithë më të varfër/ Lamtumirë Nexhmije Pagarusha!

Kur vdes një artist jemi të gjithë më të varfër/
Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. Të pikëlluar, artistët shqiptarë kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe për artin  shqiptar, në rrjetet sociale.

“Kur vdes një artist jemi të gjithë më të varfër”, shkruan Rozana Radi.

Pagarusha ia kushtoi gjithë jetën këngës. Mbretëresha e muzikës shqiptare, ka lënë pas trashëgimi të vyer për artin shqiptar. Në një repertor që numëron më shumë se 150 këngë, do të mbahen mend gjithmonë kryeveprat e saj,  "Baresha," "E dehun jam,", “Kur një ditë të kthehesh ti”.

Ndonëse sot u nda nga jeta, mbretëresha e muzikës shqiptare, do të jetojë përgjithmonë me zërin dhe këngët e saj. /L.F-dritare.net