
Nisma e Euronews Abania dhe Euronews Group “Së bashku për shqiptarët”
Dritare.net

Euronews Albania dhe Euronews World kanë ndërmarrë nismën “Së bashku për Shqiptarët” për të nxitur dhe bërë bashkë të gjithë komunitetin e biznesit në Shqipëri, Rajon dhe Europë si dhe shqiptarët kudo ata jetojnë, për të kontribuar në lehtësimin sadopak të situatës së rëndë që po kalojnë qindra familje, shtëpitë e të cilëvë janë shkatërruar tërësisht, e po kështu për dhjetra familje të tjera, që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky tërmet shkatërrimtar. Të gjithë kontributet do të shkojnë për familjet e prekura nëpërmjet fondit të emergjencave civile.
BANKA Raiffeisen – Llogaria Kontribute Vullnetare Emergjenca
IBAN në All (Lek): AL38 2021 1013 0000 0000 0015 7945
IBAN në EUR: AL85 2021 1013 0000 0000 0115 7945
IBAN në USD: AL35 2021 1013 0000 0000 0215 7945
Nismës së Euronews Albania i është bashkuar dhe Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania, kontributet e të cilave do të shkojnë në fondin e emergjencave civile.
I bëjmë thirrje të gjitha bizneseve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe çdo shqiptari kudo ku jeton, të shprehin solidaritetin e tyre duke kontribuar financiarisht për të lehtësuar sado pak vuajtet e të prekurve nga tërmeti.
Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin. Çdo ndihmë dhe kontribut sot vlen shumë. Qëndrojmë më të forte se kurrë, së bashku, për shqiptarët./dritare.net

















