
Nis sonte "Dua të të bëj të lumtur", programi i emocioneve të forta!
E Shtunë 18 Janar 2020, 17:05
Dritare.net

Rrugëtimi i "Dua të të bëj të lumtur", nis me histori tronditëse nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ky program, është një nga më të dashurit për shqiptarët, pasi prek me historitë e vërteta, të bukura e të dhimbshme, që në fund falin grimca lumturie.
Kjo e shtunë do të jetë ndryshe. Ashtu siç ka paralajmëruar Arbana, do ta nisë me letrën më të trishtë ndonjëherë, atë të Asjel Karanxhës, vogëlushes që humbi jetën pas tërmetit të nëntorit, e cila donte t'i bënte një surprizë gjyshes së saj.
"Të shtunën do ta nisim programin me letrën më të trishtë që kam marrë ndonjëherë❤️?", shkruan Arbana në Instagram./E.B-dritare.net

















