Nis protesta e 12-të në Tiranë, kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec
Thursday 11 June 2026, 18:06
Dritare.net

Për të 12-tën ditë me radhë, qytetarë dhe aktivistë që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e Zvërnecit janë mbledhur sërish në Tiranë. Fillimisht ata u grumbulluan në Sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit shprehen se janë kundër projektit të resortit, duke e konsideruar atë të dëmshëm për mjedisin dhe zonën bregdetare ku planifikohet të ndërtohet.
Përveç kundërshtimit ndaj ndërtimit, ata kanë zgjeruar kërkesat e tyre, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e të gjithë klasës aktuale politike, që sipas tyre nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve./dritare.net