Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarret në vend: 7 vatra të raportuara, 2 ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Zjarret në vend: 7 vatra të raportuara, 2 ende aktive në

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se deri në orën 12:00 të datës 23 qershor 2025, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 7 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë shuar plotësisht, ndërsa 2 vijojnë të jenë aktive.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës së palodhur të forcave operacionale në terren, u arrit izolimi dhe shuarja e vatrave të mëposhtme:

Lagjja “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë
Fshati Alarup, njësia Çërravë, bashkia Pogradec
Rruga e Elbasanit, njësia Nr. 2, bashkia Tiranë
Fshati Rilë, njësia Shënkoll, bashkia Lezhë
Fshati Malaj, njësia Rrëshen, bashkia Mirditë
Aktualisht, dy vatra zjarri janë ende aktive:

Qarku Vlorë – Në fshatin Llaman, bashkia Himarë, po vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me angazhimin e:

3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë
40 efektivë të Forcave të Armatosura nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti
1 helikopter i FA
Mbështetje nga 30 forca vendore të Shërbimit Pyjor, Njësive Administrative dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Himarës

Qarku Kukës – Në fshatin Kolsh, njësia Mamëz, bashkia Kukës, është ende aktive një vatër në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Sipas raportimeve, situata është drejt përmirësimit dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë punën në terren.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarrvënie në këto kushte të rritjes së temperaturave./L.F-dritare.net