Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet vendore/ PD pa një numër të saktë, tërhiqen kandidatët në këto qytete!

Zgjedhjet vendore/ PD pa një numër të saktë, tërhiqen

Partia Demokratike vazhdon të mbetet e paqartë sa i përket kandidatëve për kryetarë bashkie. Së fundmi nga 18 emrat të cilët ishin përmendur, Korça, Kurbini dhe Lezha janë tërhequr nga kandidimi.

Sipas Enkelejd Alibeajt ky vendim është marrë në interesin njerëzor të demokratëve dhe qytetarëve të asaj bashkie. Alibeaj deri tani nuk ka deklaruar asnjë numër të saktë të bashkive. Ai tha se janë dërguar rreth 20 dhe janë në proces regjistrimi.

Ndërsa për faktin se Belind Këlliçi u regjistrua në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë së Lirisë, Alibeaj u shpreh se e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e Partisë Demokratike por ai tashmë është në logon e Partisë së Ilir Metës. Roland Bejko ka pranuar të kandidojë në logon e PD për bashkinë e Tiranës pasi nuk pranon që e djathta të përfaqësohet nga një parti e majtë. Kështu u shpreh ai në një konferencë për mediat duke iu referuar koalicionit Berisha-Meta.

Deri tani emrat e përmenduar nga PD zyrtare për 14 Majin janë:

Tiranë-Roland Bejko

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Lezhë - Sandër Marku (tërhequr)

Patos- Pranvera Rizai

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)

Poliçan - Florian Qamo

Kuçovë - Ilirjan Koxhaj

Kamëz - Bilbil Bajraktari

Krujë - Sabah Sheta

Dibër - Naim Gazidede

Dimal- Dritan Sula

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë-Mark Ruçi

Kurbin- Genc Doçi (i tërhequr)

Vau i Dejës- Klomentina Drini./ A.ZH-dritare.net