Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet e pjesshme, Kreu i KQZ: Për herë të parë, procesi i numërimit do transmetohet live!

Zgjedhjet e pjesshme, Kreu i KQZ:  Për herë të parë,

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor tha se s’janë raportuar problematika. Në të gjithat Qendrat e Votimit po aplikohet identifikimi elektronik dhe nuk ka asnjë problematikë.


“Në masën 81% janë hapur në orën 07:00, vetëm 19% e qendrave janë hapur rreth orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit. 34% e komisioneve janë të përbërë me 7 anëtare, 18% me 6 anëtarë, 29% me 5 anëtarë. Vetëm në 3 QV në hapje të procesit të votimit, kishte mungesë të kuorumit, por u mundësua pasja e koriumit dhe ka nisur procesi i votimit. Deri në momentin që po flasim s’janë raportuar problematika në lidhje me procesin e votimit, nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik, 100% e QV janë me operator. Nuk kemi transmetim në kohë reale nga 18 QV, por ndërkohë jemi duke marrë informacionin në mënyrë alternative. Sa i përket pjesëmarrjes është 2.42%”, tha Celibashi.
Celibashi tha se procesi i numërimit do të transmetohet në kohë reale, për shkak të numrit të vogël të KZAZ.

“Për 9 KZAZ do ketë pamje live të vendit të numërimit të votave”, tha Celibashi.