
Zelensky lutje nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë
Dritare.net
Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse, duke u kërkuar atyre që të mos i dërgojnë djemtë në fushën e betejës dhe të jenë vigjilentë për vendndodhjen e tyre.
Përmes një lutjeje ai tha:
"Dua t'ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj".
Ai u bëri thirrje atyre që të "mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje", dhe u kërkoi atyre "të veprojnë menjëherë" nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Kjo thirrje vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë shumë prej të cilëve nuk ishin të trajnuar për betejë dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob./L.F-dritare.net

















