Xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK për 21 Janarin. Takim me Klodian Brahon!
Dritare.net

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të protestës së 21 Janarit 2011, ka mbërritur sot në ambientet e SPAK për një takim me titullarin e këtij institucioni, Klodian Braho.
Takimi është kërkuar nga vetë Mark Nika, i cili më herët kishte deklaruar se gjatë bisedave me prokurorin e çështjes kishte kërkuar përshpejtimin e hetimeve, të cilat sipas tij kanë pësuar vonesa gjatë viteve të fundit.
Kujtojmë se ngjarjet e 21 Janarit kanë mbetur një pikë e rëndësishme e debatit publik dhe proceset për zbardhjen e përgjegjësive janë duke u ndjekur nga autoritetet shqiptare. Përfaqësuesit e familjes Nikës kërkojnë që drejtësia të shkojë deri në fund dhe të sqarojë përgjegjësitë për tragjedinë që la pas viktima dhe plagosje gjatë protestës.
Takimi i sotëm me titullarin e SPAK është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të familjarëve për të siguruar transparencë dhe përshpejtim në hetimet për 21 Janarin./L.F-dritare.net