Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja në Rrëshen, të plagosur edhe 3 të tjerë. Asnjë gjurmë nga autorët!

Vrasja në Rrëshen, të plagosur edhe 3 të tjerë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrëshen, ku është ekzekutuar me armë shtetasi Martin Bardhi.

Mësohet se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet gjendja e të plagosurve ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore”, njofton policia./M.K-dritare.net