
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se autorët që vranë një zyrtar policor dhe e plagosën një tjetër, të dërgohen para drejtësisë.
Sipas Von Cramon, situata duhet të çtensionohet, duke përfshirë “përforcimin e KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”.
“Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe të dorëzohen pa vonesë të mëtejme. Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe shtensionuese të Qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës”, shkruan Cramon në Twitter./L.F-dritare.net

















