
Videoja virale/ Rama përqafon papritur dhe puth Melonin, në Moldavi!
E Enjte 1 Qershor 2023, 18:06
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Moldavi, aty ku është mbledhur sot Komuniteti Politik Evropian. Së fundmi një video po bën xhiron e mediave sociale, ku shihet kryeministri Rama, teksa përqafon dhe puth kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Pamjet janë filmuar dhe më pas publikuar në Twitter nga Aneta Zachová.
“A nuk duhet të punoj për ndonjë tabloid? Arrita të kap se si kryeministri shqiptar Edi Rama ngacmon kryeministren italiane Giorgia Meloni,” shkruan ajo bashkë me videon./K.C/dritare.net

















