
Video/ Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Tiranë!
E Diel 8 Maj 2022, 17:05
Dritare.net
Kjo është video e momentit kur ndodhi aksidenti i sotëm në rrugën e ‘Kavajës’, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmeni aksidentoi një çift me foshnjën e tyre.
Siç shihet edhe në video, makina ishte me shpejtësi të lartë teksa nuk ka frenuar aspak në vijat e bardha duke marrë përpara çiftin dhe foshnjën në karrocë e duke përfunduar në anësore të rrugës.
Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur në rrugë edhe mjetin e tij luksoz tip “‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’.
Autori megjithëse arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, u kap nga policia rreth 3 orë pas ngjarjes./M.T/dritare.net

















