
Vetëvrasja tragjike në Kombinat. Flasin Dëshmitarët e Jehovait!
Dritare.net

Ditën e djeshme, në Kombinat, nënë e bijë, Zhaneta Josifi, 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30 vjeç, u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Sipas burimeve të Dritare.net, familja ka qenë shumë e tërhequr nga jeta shoqërore. Babai i tyre kishte vrarë veten 10 vjet më parë.

Mësohet se ato dëmtonin veten dhe nuk ushqeheshin vullnetarisht dhe se kanë pasur probleme të mëdha mendore dhe gjendja e tyre ekonomike ishte e mjerueshme.
Në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitaritarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë e tyre policia ka gjetur literaturë fetare.
Por ne kontaktuam zyrtarisht Dëshmitarët e Jehovait dhe ata u shprehën ekskluzivisht gazetarin e Dritare.net, Isa Myzyraj:
“Ne jemi shumë të hidhëruar për ngjarjen e një nate më parë, ne jemi të hidhëruar gjithashtu që ka pasur një reagim kundër Dëshmitarëve të Jehovait dhe baltosje të emrit tonë. Por, duam t'ju themi se personat në fjalë nuk kanë qenë kurrë Dëshmitarë të Jeohovait”.
Në reagim për median, zëdhënësi i organizatës, Arben Lubonja, thotë se anëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesë e organizatës por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait./Dritare.net

















