
Detaje/ Gjenden të vdekura nënë e bijë në Tiranë, vajza tjetër në gjendje të rëndë
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Nënë e bijë janë gjetur të vdekura në banesën e tyre, në rrugën "Hamdi Cenoimeri".
Ka qenë vëllai e gruas së shtëpisë, që ka njoftuar policinë pasi e motra nuk i përgjigjej në telefon, dhe nuk e hapte derën.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa jetë Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi ,30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.
Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .
Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ I.M-Dritare.net

















