
Detajet e frikshme/ Vajza kishte vdekur prej 5 muajsh, nëna e motra i lyenin trupin me vaj. Ja dëshmia e të mbijetuarës!
E Enjte 2 Korrik 2020, 23:11
Dritare.net
Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta mbrëmjen e së enjtes në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital
Detaje të rënda bëhen me dije nga ngjarja tronditëse në Kombinat.
Mësohet se Anisa, vajza e Zhanetës dhe motra e Blertës, kishte rreth 5 muaj që kishte ndërruar jetë, por motra edhe e ëma e mbanin në shtëpi pasi shpresonin se do të ringjallej, dhe trupin e saj e lyenin me një produkt për të mos u dekompozuar.
E mbijetuara e kësaj tragjedia, në momentin që është gjetur në shtëpi ka thënë para oficerëve të policisë:“Ju nuk e dini çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur ringjalljen"./ I.M-Dritare.net

















