Drejtori i policisë: Vajzat kishin ditë pa ngrënë, janë gjetur shënime fetare!
Dritare.net
Drejtori i Policisë së Tiranës, Revani Jaupaj ka treguar fakte të frikshme nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura, ndërsa vajza tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
" U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjekoligjor dhe po kryhen veprime në vendngjarje. Paraprakisht, dy viktimat nuk kanë shenja jeta por mendohen se mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Menjëherë do të njoftojmë konkluzionet.
Ju thashë që mendohet për një vetëflijim. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi
Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara dhe kanë mbaruar shkollën e lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditët e fundit. Do të dalim me një konkluzion përfundimtar ditët në vijim."-tha Jaupaj./I.M-Dritare.net