Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dorëzohen në polici motrat Antonela dhe Mariela Berisha

Dorëzohen në polici motrat Antonela dhe Mariela Berisha

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë dorëzuar në policinë e Tiranës. Ato ishin të shpallura në kërkim nga policia për dhunën ndaj Klea Prengës. Motrat Berisha raportohet se kishin qëndruar për një kohë në Dubai, duke reaguar herë pas here mbi ngjarjen e rëndë. Ato janë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, teksa në qeli është mbajtur vetëm Mariela Berisha, ndërsa Antonela është me masën "detyrim paraqitje".

Njoftimi i policisë

"Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se: Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policisë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë.", njofton policia.

Si ndodhi ngjarja!

Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet./K.C/dritare.net