
Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e pashoqe për Evropën e 2023-shit
E Diel 24 Shtator 2023, 13:01
Dritare.net
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovë.
Në një reagim për ngjarjen në veri të Kosovës, Veliaj e cilëson këtë sulm një barbari e pashoqe për Europën e 2023.
“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023!
Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj./K.C/dritare.net

















