Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj çon në gjykatë Grida Dumën për shpifje!

Veliaj çon në gjykatë Grida Dumën për shpifje!

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka njoftuar se do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje. Përmes një reagim për media, Veliaj shkruan se dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Më tej ai sqaron se kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit.

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete! E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverifikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!”, thuhet në reagimin e kryetarit të bashkisë të Tiranës.

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Grida Duma ka akuzuar sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se emri i tij është pjesë në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta'. Duma thotë se përgjimet konfirmojnë se kryebashkiaku Veliaj dhe kryeministri Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafies dhe krimit të organizuar, duke marrë 20% të fitimit./L.F-dritare.net