Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U shndërrua në simbol shprese! “Princi i fjetur” shuhet në moshën 36‑vjeçare

U shndërrua në simbol shprese! “Princi i fjetur” shuhet

Prinici saudit Al‑Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Prinici i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare pas më shumë se dy dekadash në koma. Princi ra në gjendje kome në vitin 2005, në moshën 15-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Londër, që shkaktoi gjakderdhje të rëndë cerebrale dhe dëmtime të brendshme gjatë studimeve në një kolegj ushtarak.

U shndërrua në simbol shprese! “Princi i fjetur” shuhet

Ai qëndroi në mbështetje të jetës në Qendrën Mjekësore Mbretëror Abdulaziz në Riad për njëzet vjet, pa e rikuperuar ndonjëherë vetëdijen, edhe pse lëvizje të vogla të herëpashershme nxitën shpresa të përkohshme.

U shndërrua në simbol shprese! “Princi i fjetur” shuhet

Baba i tij, princi Khaled bin Talal, mbeti i vendosur në besimin dhe kujdesin për të, duke refuzuar çdo sugjerim për të ndaluar mbështetjen e jetës. Ai njoftoi ndarjen nga jeta të djalit në 19 korrik 2025, përmes një postimi emocional në X (ish‑Twitter), duke cituar një varg nga Kur’ani dhe duke shprehur trishtim të thellë së bashku me besimin tek vullneti i Zotit./K.C/dritare.net

U shndërrua në simbol shprese! “Princi i fjetur” shuhet