
Trump takohet me Putinin: Ndoshta do t’i japim fund luftës, ndoshta jo
E Hënë 17 Mars 2025, 08:08
Dritare.net
Donald Trump thotë se ai dhe Vladimir Putin do të diskutojnë për tokën dhe centralet kur të mbajnë bisedimet e paqes në Ukrainë të martën.
Për shanset për t'i dhënë fund luftës, Trump thotë:
"Ndoshta do t’i japim fund luftës, ndoshta jo. Por unë mendoj se kemi një shans shumë të mire".
SHBA ka bërë presion për një armëpushim në Ukrainë por Rusia nuk ka dhënë një qëndrim të prerë, përkundrazi ka insistuar për disa kushte të ndryshme.
Ky takim vjen pas takimit të delegatëve të SHBA dhe Ukrainës në Arabinë Saudite. Pas këtij takimi u njoftua perspektima e një armëpushimi 30-ditor, hapi i parë për t'i dhënë fund luftës./L.F-dritare.net

















