Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emin Haziri, shefi shqiptar që jua prezantuam në DritareTV, sot merr yllin Michelin

Emin Haziri, shefi shqiptar që jua prezantuam në DritareTV, sot merr

Ju kujtohet Emin Haziri, shefi shqiptar që po shkëlqen në Milano. E treguam para pak kohësh historinë e tij në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Ne e dinim që ishte një yll, ashtu siç mori sot yllin e tij të parë Mishelin për restoranin Procaccini Milano. Ky është një nga çmimet më prestigjioze në botën e gastronomisë dhe Emini e mori. Një djalë nga Klina që punoi pa pushim, besoi pa u lëkundur dhe sot dëshmon se ëndrrat e mëdha bëhen realitet.

Historia e Emin Hazirit, e rrëfyer së fundmi edhe në intervistën me Rudina Xhungën është një tregim i fuqishëm i një djali nga Klina e Kosovës, që në moshën 7-vjeçare u largua me familjen drejt Italisë. Atje nisi jetën nga e para, mes sfidave të emigrimit, një gjuhe të re dhe kushteve të vështira. Fillimisht ëndërronte futbollin, por më pas gjeti veten në kuzhinë, vendi ku kuptoi se mund të tregonte historinë e tij.

Emin Haziri, shefi shqiptar që jua prezantuam në DritareTV, sot merr

Edhe pse familja e donte doktor, ai zgjodhi rrugën e tij dhe nisi të punonte në kuzhina prestigjioze në Itali, Francë e Danimarkë. Me këmbëngulje dhe punë pa pushim, në moshën vetëm 24-vjeçare u bë shef i pavarur dhe sot drejton “Prokacini Milano”, restorant që tani mban yllin Michelin.

“Edhe pse nuk u bëra doktor, siç donte mami, ylli Michelin ishte fitore për të gjithë ne,” ka thënë ai me emocion në intervistë.

Sot, historia e Emin Hazirit është një frymëzim për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Mesazhi i tij është i thjeshtë dhe i fuqishëm:
“Ne shqiptarët jemi punëtorë dhe krijues. Kur besojmë dhe qëndrojmë bashkë, mund të arrijmë gjithçka.”

Ky yll, thotë Haziri, është vetëm fillimi i një rruge edhe më të madhe./K.C/dritare.net