
Tom Doshi thirret në SPAK! Kreu i PSD tregon se për çfarë u pyet nga prokurorët
E Martë 21 Tetor 2025, 17:05
Dritare.net
Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi është thirrur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Pas daljes nga SPAK, Doshi për mediat ai tha se ishte thirrur për një çështje që nuk ka lidhje me të.
"U pyeta për një çështje që nuk kishte lidhje me mua, ashtu siç ka thënë Erjoni (Veliaj): kolegët të thërrasin edhe për çështje që nuk kanë lidhje me ty", tha Doshi.
Kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK. Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta. Atëherë Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK./dritare.net

















