Të lirohen! Krërët e UÇK-së në Hagë!Qytetarët të prekur: Nuk janë kriminelë, janë çlirimtarë!
Dritare.net

DritareTV pyeti qytetarët në lidhje me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarët u shprehën kritikë ndaj akuzave dhe e konsideruan gjykimin të padrejtë, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte një luftë për liri.
Shiko videon në YouTube
Disa qytetarë u shprehën se drejtuesit e UÇK-së duhet të lirohen, pasi sipas tyre ata nuk janë kriminelë, por njerëz që luftuan për çlirimin e Kosovës.
“Për mua krerët e UÇK-së duhet të lirohen. Janë të pafajshëm, ata luftuan për lirinë e Kosovës.”
Të tjerë theksuan se lufta ka rrethana të veçanta dhe se nuk mund të gjykohet njësoj si në kohë paqeje, duke shtuar se shumë shqiptarë i konsiderojnë ish-drejtuesit e UÇK-së si figura që kontribuuan për lirinë e Kosovës.
“Lufta ka ligjet e veta. Nuk mund të gjykosh një luftë për liri njësoj si në kohë paqeje. Është e padrejtë të dënosh njerëz që luftuan për vendin e tyre. Ata do të mbeten heronj.”
Në reagimet e tyre, disa qytetarë ngritën edhe dyshime mbi drejtësinë e procesit, duke e cilësuar gjykatën si të ndikuar politikisht dhe duke thënë se lufta në Kosovë ishte një përballje e drejtë kundër dhunës dhe represionit të regjimit serb.
Të tjerë sollën edhe kujtime personale nga periudha e luftës, duke treguar për shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur në Shqipëri dhe për dëshmitë që kishin dëgjuar për masakrat dhe vuajtjet e civilëve. Sipas tyre, këto ngjarje e bëjnë të vështirë që luftëtarët e UÇK-së të shihen si fajtorë./E.P-dritare.net