Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të gjithë thonë po iki për fëmijët, unë për ta u ktheva nga Gjermania!

Të gjithë thonë po iki për fëmijët, unë

“Të gjithë thonë po iki për fëmijët, unë për ta u ktheva nga Gjermania në Shqipëri!” Kështu tha zoti Ilir Peposhi në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv. Ai qëndroi më shumë se 16 vjet në Gjermani. Ndonëse atje kishte punë dhe jetesë të mirë, vendosi të kthehet në Shqipëri, sepse Gjermania nuk i dukej vend i mirë për të rritur fëmijët.

"Unë e shikoj më shumë të vështirë situatën në Gjermani se sa në Shqipëri. Mbase kjo vjen si pasojë që pjesa dërrmuese e atyre që janë problematikë, rinisë, kanë ikur. Por Shqipëria është vend i qetë. Gjermania nuk është kështu. Gjermania është e tmerrshme, vendet e zhvilluara janë shumë të egra. Ndaj vendosa të kthehem. Të gjithë më thoshin të paktën të rrije për fëmijët, por unë pikërisht për ta u ktheva. Nuk doja që të rriteshin në Gjermani. Fëmijët u shkolluan në fshat, ndërsa sot janë profesioniste. Sot punon në Gjermani për inteligjencën artificiale. Vajza e vogël ka fituar 3 herë olimpiadën informatike kombëtare të Shqipërisë. Çudi është po ajo është 15 vjeçe dhe punon për një kompani amerikane disa orë në javë. Nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin në Gjermani. Unë po punoja në një shkollë në Gjermani, në shkollë me gurë. Po punoja me skela rreth e rrotull për të mbushur kanalet që ishin hapur te gurët që rrethonin muret, ishte shkollë 8 vjeçare. Shikoja në dritare në orën e pushimit dhe shikoja që pjesa dërrmuese e nxënësve ulnin kokën duke marrë drogë. E tmerrshme mendova. Fëmijët e mi të vijnë këtu? Ndaj erdha.", tha zoti Peposhi në DritareTv./K.C/dritare.net