Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ta mbash me shëndet...Çfarë i tha Rama Dash Sulës në takimin me drejtuesit e inspektoriateve

Ta mbash me shëndet...Çfarë i tha Rama Dash Sulës në

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e inspektoriateve në vend, ku në fokus ishte nevoja për riorganizimin dhe forcimin e rolit të tyre në garantimin e zbatimit të ligjit. I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe Dashnor Sula, ish-deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë, aktualisht Kryeinspaktor i Përgjithshëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së një sistemi të ri funksionimi për inspektoriatet, duke vënë theksin tek profesionalizmi, transparenca dhe koordinimi institucional. Ai iu drejtua edhe Sulës, duke rikujtuar deklaratat e tij të mëhershme në Kuvend, kur ishte pjesë e opozitës, me synimin për t’i adresuar dhe për t’i vendosur në kontekstin e përgjegjësive të reja që mbart sot.

"Ta mbash me shëndet përgjegjësinë. Tani kanë ndryshuar rolet!", iu drejtua Rama-Sulës. Më poshtë do të gjeni një pjesë nga fjala e kryeministrit në këtë takim!

“I uroj punë të mbar kryeinspektorit. Është një moment i rëndësishme i kësaj reforme sepse pasi kemi kapërcyer fazën e parë që ati shumë nevojë për parapërgatitej për të studiuar modelet dhe për të krijuar një lloj bindjeje tek të gjithë se ishte një domosdoshmëri të kapërcehej skema organizative e të shkuarës, tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thelluar të reformës. Do të shoqërohet me fillimin e punë për të ndërtuar kompleksin e ri të inspektoriatiat që do të krijojë kushte optimale për të mbledhur të gjithë inspektoriatet.

Një gjë është e sigurtë, deri tani ne nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Mbete një problem në gjithë mekanizmin e funksionimin të shtetit, në organizim, në mendësi dhe në hendekun midis shërbimit dhe pengimit që atyre që duhet të shërbehen. Në vend që të shërbehen të abuzohen. Unë gjithmonë kam besuar sistemi dhe përmirësimi është përgjigja. ,und të ndërrojmë të gjithë njerëzit, po qe se sistemi nuk është i strukturuar si duhet, dhe po qe se drejtim nuk është i duhuri, përsëri biem në të njëjtat situata.

Vjen nga një karrierë pulitke, por më parë ka qenë një progtagonist në sistemin e drejtësisë. Ka gjithë formimin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë pasi formimi juridik është i rëndësishme. Ka dhe sfidën që të gjitha ato që ka thënë në parlament t’i adresojë”, tha Rama./L.F-dritare