
Surroi: Inteligjenca perëndimore paralajmëroi Kosovën për 200 persona që po trajnohen në Serbi për trazira
Dritare.net
Publicisti Veton Surroi ka reaguar për ngarjet e fundit në Kosovë ku pjesëtarë të armatosur rëndë të një formacioni ushtarak që vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë ku ka shkruar edhe se “burimet perëndimore të inteligjencës në javët e kaluara kanë paralajmëruar RKS-në dhe autoritetet ndërkombëtare se 200 persona janë trajnuar në një garnizon të operacioneve speciale në Serbi për "trazira në Kosovë".
Reagimi i Surroit:
• Një njësit paraushtarak prej 30 personësh me veshje dhe armë të stilit Wagner filloi sulmin rreth manastirit të Banjskës, duke vrarë një polic të Kosovës.
• Burimet perëndimore të inteligjencës në javët e kaluara kanë paralajmëruar RKS-në dhe autoritetet ndërkombëtare se 200 persona janë trajnuar në një garnizon të operacioneve speciale në Serbi për "trazira në Kosovë".
• Sulmuesit e maskuar dhe të armatosur janë të rrethuar nga policia e RKS-së ndërsa sipas KOS-it ata vetë janë duke i rrethuar pelegrinët nga Novi Sadi në fakt duke i bërë pengje të mundshëm.
• Rezultati optimal: pengjet e mundshme duhet të lirohen, njësiti paraushtarak duhet të dorëzohet.
• Një vit më parë, Franca dhe Gjermania i ofruan një marrëveshje normalizimi Kosovës dhe Serbisë. Kosova ofroi ta nënshkruante, Serbia refuzoi, BE shpalli sukses./K.C/dritare.net

















