Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot Kuvend/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit, Braçe kërkon sqarime nga ministrja e Shëndetësisë!

Sot Kuvend/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit, Braçe kërkon

Sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen në seancën e radhës parlamentare. Në rend dite sot është parashikuar zhvillimi i dy interpelancave me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.


Një prej tyre është kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho lidhur me sigurinë nëpër shkolla, referuar ngjarjeve të rënda ku të mitur kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve më bashkëmoshatarët. E ngjashme është dhe kërkesa e Kaprit, i cili kërkon nga ministrja shpjegime mbi masat që qeveria ka marrë për prezencën e dhunës në shkolla.

Deputeti i PS Erion Braçe ka kërkuar zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë Evis Salla. Braçe kërkon shpjegime mbi mosfunksionimin e plotë të shërbimit për qytetarët të qendrës shëndetësore në rrugën Irfan Tomini.

Një sërë projektligjesh do të kalojnë për votim, për shtesa në ligjin "Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, për ndryshime “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, e të tjerë projektvendime.


Ndërkohë klima politike pritet të jetë e tensionuar pas zhvillimit të protestës së Partisë Demokratike dy ditë më parë. Dhuna është ajo që e identifikon atë tubim, militantë të cilët nuk kursyen as efektivët e policisë, as punonjës të medias.

Rendi i ditës:

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.2.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.

2. Njoftime.

4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

5. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

6. Projektligji "Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë".

7. Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

8. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, "Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

9. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë"

10. Projektvendimi "Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve".

11. Projektvendimi "Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./dritare.net