
Sot Kurban Bajrami, kreu i KMSH apel të rinjve: Mos ikni nga vendi!
Dritare.net
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu ka uruar festën e Kurban Bajramit mëngjesin e sotëm pas faljes së namazit në sheshin Skënderbej. Spahiu dha disa mesazhe për besimtarët si dhe u bëri apel të rinjve të mos largohen nga vendi i tyre.
"Mirëmëngjesi! Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës!
Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është veoër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tj, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë.
Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj", tha kreu i KMSH./Xh.Xh/dritare.net

















