Sot hap dyert kopshti zoologjik në Tiranë. Rama: Dhuratë e shumëpritur për fëmijët!
Dritare.net

Tirana Zoo Park hap dyert sot. Kopshti zoologjik në Tiranë, iu nënshtrua transformimit të plotë. Kryeministri Edi Rama shkruan në facebook-un e tij se tashmë ky kopsht është një ndër hapësirat më moderne në rajon.

“Me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan kryeministri Edi Rama.


Kopshti ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve./L.F-dritare.net



