
Sot 555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Rama: Himni i Flamurit do të këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave!
Dritare.net
Në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Rama ka deklaruar se figura e Heroit Kombëtar nuk njihet aq sa duhet. Sipas Ramës, ajo do të duhet të njihet edhe më shumë, veçanërisht të kontributit që duhet të japin historianët. Sot në 555 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, Himni i Flamurit do të këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave.
"Mirëmëngjes,
dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë.",shkruan Rama./M.T/dritare.net

















