Sot 109-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit!
Dritare.net

Sot është 109-vjetori i lindjes se Musine Kokalarit, veprimtares politike e kulturore dhe shkrimtares shqiptare të shekullit të XX.
Musine Kokalari lindi në 10 shkurt 1917 në Adana të Stambollit. Kokalari është ndër gratë e para që u dënuan nga regjimi komunist.

Shkrimtarja e parë shqiptare, intelektualja dhe aktivistja politike, u arrestua më 17 janar 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit. Vuajti 18 vite burg dhe më pas, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen, deri më 13 gusht 1983, kur ndërroi jetë nga kanceri i gjirit.

Në Dritare Televizion emisioni i Shqip nga Rudina Xhunga iu kushtua Musine Kokalarit. Jeta e panjohur e Kokalarit, angazhimi si etnografe, poete, aktiviste dhe patriote ishte thelbi i atij emisioni.

Studiuesja Nashi Brooker me banim në Londër tregoi në Shqip se ka mbledhur materiale personale për jetën e Kokalarit dhe i ka përmbledhur në një libër. Ajo solli në Shqip disa momente nga jeta e Musinesë duke e trajtuar atë jo si viktimë të komunizmit por si sfiduese të tij dhe sidomos si një model për brezat të një shqiptareje që nuk u nënshtrua kurrë. Studiuesja tregoi për Shqip foto nga dorëshkrimet e Musine Kokalarit kur ka jetuar në Rrëshen si dhe foto nga shtëpia ku jetoi ajo prej tetorit 1961. Ndiqeni emisionin e plotë për ta njohur më mirë jetën e Musinesë sonë!/dritare.net