
Partia Socialiste kryeson në Vorë, me dy kutitë e para që janë numëruar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes.
Kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 222 vota në këtë kuti, ndërsa PD vetëm 73. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, i cili ka marrë 128 vota.
Në video shikohen mbështetësit e Blendi Gonxhes me bluze të stampuar emrin e tij.
Ilir Meta, i cili garon në listën e hapur të Tiranës nën koalicionin PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka marrë vetëm 1 votë.
Me shpalljen e këtij rezultati, mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë./L.F-dritare.net

















