Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si sot 7 vjet më parë u nda nga jeta Robert Elsie

Si sot 7 vjet më parë u nda nga jeta Robert Elsie

Më 2 tetor 2017-të nda nga jeta Robert Elsie, albanolog, perkτnyes e shkrimtar. Lindi në Vankuver (Kanada), në vitin 1950. Studimet për gjuhësi dhe filologji klasike i kreu në Universitetin e Kolumbisë Britanike dhe studimet pasuniversitare i vazhdoi në Berlin, në Paris, në Dublin dhe Bon, ku mbrojti doktoratën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji (1978).

U specializua për albanologji. Botoi një libër për historinë e letërsisë shqiptare (History of Albanian literature, 1995), fjalorin historik të Shqipërisë (2004) në anglisht dhe të Kosovës (Historical Dictionary of Kosova, 2004), fjalorin e religjionit, të mitologjisë dhe të folklorit shqiptar (2001) në anglisht dhe gjermanisht. Në bashkëpunim me Janice Mathie-Heck ka përkthyer "Lahutën e Malcis" të Fishtës në anglisht, më 2005, ndërsa ka botuar në gjermanisht Kanunin e Lekë Dukagjinit. Më 1997 botoi antologjinë me shkrime për Kosovën "Kosova: Në zemër të fuçisë së barotit" (Kosovo: In the Heart of the Powder Keg), dhe më pas përmbledhjen "Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë" (Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Twentieth Century Documents).

Në fushën e fotografisë, më 2007-n botoi dy albume të mëdha. Kontributi i Elsie për promovimin ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare ka marrë dimension modern, përmes faqeve të tij të internetit, ku, përveç teksteve dhe dokumenteve të historisë shqiptare, gjenden regjistrime zanore të më shumë se 150 të folmeve të shqipes dhe zërat e disa figurave të njohura shqiptare të së kaluarës. Ky format elektronik ofron koleksionin më të madh të letërsisë shqiptare përkthyer në anglisht, si dhe koleksione të hershme fotografike nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe prezantimin e artit pamor shqiptar. (Në fotografi: Robert Elsie)/Burimi: AH/dritare.net