Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si do të jetë moti sot!

Si do të jetë moti sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 10-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë./E.P-dritare.net