Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si do ta kthejmë ish-uzinën e Traktorëve në industri ushtarake!

Si do ta kthejmë ish-uzinën e Traktorëve në industri

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e projektit për rigjallërimin e Ish-Uzina e Autotraktorëve, që shumë shpejt do të jetë në funksion të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.

“Bëhet fjalë për një zhvillim pozitiv për FA, për ekonominë tonë kombëtare dhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e Rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, si kjo këtu, apo siç ishte infrastruktura e kompleksit industrial të Rubikut apo të tjera, ku synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e FA, të Policisë, të zjarrfikëses por edhe për eksport.

Kjo do të bëjë se rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë kombëtare, përmes krijimit të këtyre hallkave të reja, të krijohen vende të reja pune të mirëpaguara për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht që përmeskëtoj proçesi të stimulojmë teknologjinë e inovacionit”, tha Rama./L.F-dritare.net