
Shpërthimi në Lushnjë/ Balla nga spitali: Si është gjendja e të plagosurve!
Dritare.net
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në spitalin e Lushnjës aty ku janë shtruar të plagosurit e shpërthimit që ndodhi në një magazinë. Në një prononcim për gazetarët Balla u shpreh se është plagosur rëndë edhe djali i viktimës. Ndërsa për deputetin e PS-së tha se është në Spitalin e Traumës, bashkë me dy të plagosur të tjerë.
“Në zonën industriale të Lushnjës pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës. Bujar Çela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë Spitalit të Traumës. Në total janë tre të plagosur që janë pranë Traumës.”, tha Balla./K.C/dritare.net

















