Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërthen i riu i FRPD: PD po na zhgënjen, nuk frymëzon më njeri

Shpërthen i riu i FRPD: PD po na zhgënjen, nuk frymëzon më

Anëtari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Orest Berberi, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij për situatën në PD, duke thënë se partia nuk po arrin më të motivojë qytetarët dhe sidomos të rinjtë.

Në një intervistë në emisionin Intervista e ditës në Dritare TV, ai u shpreh se “numrat ngelen po njësoj, nuk frymëzojnë. Nëse ti nuk i frymëzon njerëzit që të të ndjekin, ke dështuar.” Sipas tij, mungesa e kontaktit me bazën dhe problemet e brendshme kanë dobësuar opozitën.

Berberi kritikoi edhe mënyrën si organizohen protestat, duke deklaruar se “po i njëjti skenar… njerëzit shkojnë në shtëpi dhe hallet mbeten po aty. Opozita po del në shesh për mitingje, jo për protestë. Po për mitingje kanë fushatat ata. Nuk rëzohet qeveria me fjalimi, e deklarata, as me vjerësha. Rrëzohet me revoltë, të pandërprerë. Ne nuk po e rrëzojmë dot qeverinë.”, ndërsa shtoi se protestat nuk duhet të jenë thjesht mitingje pa rezultat.

Ai ngriti shqetësimin edhe për trajtimin e zërave kritikë brenda partisë: “Çdo zë kritik shuhet, shpallesh tradhtar apo i shitur te Rama.” tha ai, duke shtuar se kjo pengon reformimin dhe afrimin e figurave të reja./K.C/dritare.net