Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reshje intensive shirash dhe dëborë, çfarë na pret në orët e ardhshme!

Reshje intensive shirash dhe dëborë, çfarë na pret në

Në këtë fundjavë vendi është pushtuar nga mot me reshje të dendura shirash.

Në orët e pasdites së ditës së sotme në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit. Në veriperëndim reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi I erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëeuar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë./L.F-dritare.net