
Rama thirrje qytetarëve: Votoni, është një detyrë qytetare dhe patriotike
E Diel 11 Maj 2025, 14:02
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në qendrat e votimit.
"Jemi live nga komanda e përgjithshme, ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë të procesit dhe përfitoj nga rasti të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë, e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe ti që mund të votosh të mos mungosh, një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike, votoni, votoni me qetësi pak durim dhe bindjet tuaja votoni.", tha Rama./K.C/dritare.net

















