
Rama takon Mbretin Charles III, çfarë nuk u pa nga Samiti i Berlinit!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit, që u zhvillua dje në Londër.
“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë” -shkruan Rama në postimin e tij.
Në albumin e publikuar nga kreu i qeverisë pasqyrohen disa nga momentet kryesore të samitit, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i integrimit të tyre në Bashkimin Europian.
Gjatë qëndrimit në Londër, Rama zhvilloi takime me personalitete të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

















