Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet e 11 majit 2025, raporti i OSBE: Të rregullta, por me kushte të pabarabarta gare

Zgjedhjet e 11 majit 2025, raporti i OSBE: Të rregullta, por me kushte

OSBE-ODHIR ka publikuar raportin final për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ngriti një Mision Vëzhgimi Zgjedhor (MVZ) më 2 prill 2025, i drejtuar nga Ambasadori Lamberto Zannier. Misioni përfshinte një ekip prej 12 anëtarësh në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në gjithë vendin. Për ditën e zgjedhjeve, atyre iu bashkuan delegacione nga OSBE PA, PE dhe PACE, duke formuar Misionin Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MIEM).

Në deklaratë misioni vlerësoi se zgjedhjet:

Ishin konkurruese dhe të organizuara profesionalisht, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar.
Garuesit nuk kishin kushte të barabarta, pasi partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore.
Kandidatët fushatuan lirisht, por pati raporte për kërcënime ndaj disa prej tyre dhe presion mbi votuesit, veçanërisht punonjës publikë.
Administrata zgjedhore punoi në mënyrë përfshirëse dhe transparente.
Votimi jashtë vendit, i zbatuar për herë të parë, u menaxhua mirë, pavarësisht vonesave dhe sfidave organizative.
Ligji zgjedhor dhe zbatimi i tij i ngushtë nuk ndaluan praktikat abuzive.
Mungesa e pluralizmit mediatik, përqendrimi i pronësisë së medias dhe vetëcensura e gazetarëve kufizuan informimin e votuesve.
Rrjetet sociale u përdorën gjerësisht, duke rritur diskursin përçarës, pa ndonjë autoritet që të monitoronte përmbajtjen manipuluese.
Mekanizmi i ri institucional për hetimin e krimeve zgjedhore u cilësua pozitiv, por kërkohet ndjekje efektive për të parandaluar abuzimet.
Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, megjithatë pati shkelje procedurale, raste frikësimi dhe nxitjeje të votuesve, si dhe probleme me transparencën në numërim.

Në përfundim, OSBE/ODIHR vlerësoi se zgjedhjet ishin profesionalisht të administruara dhe konkurruese, por jo plotësisht të barabarta për shkak të përdorimit të burimeve shtetërore, mungesës së pluralizmit mediatik dhe presioneve ndaj votuesve./L.F-dritare.net