Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama paralajmëron mbylljen e lavazheve në zona urbane: Hiqini vetë ose do të gjobiteni

Rama paralajmëron mbylljen e lavazheve në zona urbane: Hiqini

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim për të gjithë ata që operojnë lavazhe automjetesh në mënyrë të paligjshme, sidomos brenda lagjeve dhe në trotuare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se askush nuk do të lejohet të lajë makina në trotuare apo në mes të blloqeve të banimit, duke i cilësuar këto veprime si shkelje të rënda mjedisore.

“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkroi Rama.

Kryeministri theksoi se kontrollet do të intensifikohen dhe çdo subjekt që nuk përmbush kriteret ligjore për vendndodhjen dhe funksionimin e një lavazhi do të ndëshkohet me masa administrative dhe gjoba të konsiderueshme për krime ndaj mjedisit urban.

Fushata vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për përmirësimin e hapësirave publike./L.F-dritare.net