
Rama nga Gjirokastra: Kur morëm detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, vjet 600 mijë!
Dritare.net
Nga Gjirokastra ku po prezanton arritjet kyçe të qeverisë së tij, kryesocialisti Edi Rama tha se këtij qyteti i kishin vënë shqelmin dhe ngjante sikur po jepte shpirt. Ndalur në shifra, Rama tha se kur morën detyrën, Gjirokastra vizitohej nga vetëm 6 mijë turistë, por në vitin që lamë u vizitua nga 600 mijë turistë.
“Kur ne themi që Gjirokastra, kur ne morëm, detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, ndërkohë vjet kishte 600 mijë, këtë berberhanet e përqeshin. Ndërkohë që gjirokastritët e dinë, e jetojnë përditë, e shohin përditë faktin që ky qytet që i ishte vënë shqelmi në fyt dhe ngjante sikur po jepte shpirt, sot merr frymë, rritet, zhvillohet dhe shkëlqen hap pas hapi”, tha Rama.
Rama thotë se Shqipëria kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht dhe kjo theksoi se ka ndodhur vetëm falë reformave të shtetbërjes që ka udhëhequr PS.
“BE ka një makineri që është makineria më e madhe burokratike e botës që ndjek 24 orë 7 ditë të javës cdo gjë. Nuk të falin as për sytë e bukur, as e u pëlqen deti jon, sepse dua të dinë që ky shteti i ri që po fusim brenda a i përmbush standardet tona? Këtë gjë nuk e llogarit njeri, deri para 10 vitesh ne ishim një vend që më besoni, ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Europës, sepse e ndjeja që kishte në brendësinë e tyre një ndjesi, që në rastin më të mirë ishte keqardhje, në rastin më të keq ishte përçmim për vendin tonë. Dhe jo pa faj, se ishim një vend qesharak, komplet qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj respekti, thjesht formalitet. Ishte tamam kur tako dikë që ti e sheh që po të dëgjon, por po të sheh në një mënyrë që të thotë mbaro tani se kam punë do iki. Shqipëria kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht. Kjo nuk ka ndodhur se kanë zbuluar ata detin dhe malin, por sepse procesi ynë i shtetbërjes po shkon drejt përmbylljes. Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet”, tha Rama./E.P-dritare.net

















