Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re!

Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatët për qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 11 majit. Ai u takua me një grup të rinjsh të cilëve u përcolli një mesazh të fortë për rigjenerimin e PS-së, pasi edhe në Parlamentin e ardhshëm pothuajse 60% e ligjvënësve të majtë do jenë fytyra të reja.

"Tani është koha për t'i dhënë sa më shumë zë brezave të rinj. Djemve dhe vajzave të reja, që vijnë nga qyteti dhe fshati, që kanë dëshirë ta thonë fjalën e tyre dhe këmbënguljen për t'u dëgjuar. Unë jam i lehtësuar që pas një përpjekjeje jo të shkurtër, se e kemi nisur që në shtator këtë projekt, t'i japim shqiptarëve brenda dhe jashtë shqipërisë dhe çdo qarku, bashkie e komuniteti, një mundësi zgjedhjeje, duke i dhënë edhe kësaj skuadre një ide të qartë, e cila do jetë jo vetëm përfaqësuese e mandatit të katërt, por edhe se cila do jetë PS-ja e 2030-ës. Shembimlli më i mirë është i Borës (Muzhaqi) e cila do jetë deputete, edhe pse herën e kaluar nuk fitoi dhe këtë herë është pjesë fal këmbënguljes së saj dhe mundësitë e shtuara të jeni të bindur, për ata që janë më të rinj, janë sot qëllimi im më i madh sesi PS duhet të fitojë dhe të ketë sukses, duke përgatitur edhe kalimin e stafetës nga një gjeneratë te tjetra", tha kryeministri./K.C/dritare.net