
Rama: Mirëmëngjes me pamjet e Urës së Vashës!
E Mërkurë 29 Prill 2020, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, mëngjesit e sotëm, e ka nisur ditën duke publikuar në Facebookun e tij, pamje nga Ura e re e Vashës.
Ura e Vashës, e cila kalon mbi lumin Mat, është pjesë e projektit të ndërtimit të Rrugës së Arbrit.
Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banoreve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore siç është kromi.
Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën dhe me veriun e Maqedonisë, duke u bërë rrugë lidhëse ndërkombëtare./E.B-dritare.net

















