Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama me fermerët në Dibër: Do të përballemi me tregun e BE!

Rama me fermerët në Dibër: Do të përballemi me tregun e

Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Dibër, foli për nevojën e përshtatjes së sektorit të bujqësisë me tregun e Bashkimit Evropian. Rama tha se sektori do të riorganizohet ku secili prodhon më vete e i gjithë prodhimi shitet bashkërisht.


“Tani jemi të detyruar të hymë në fazën e bashkimit që bën fuqinë. Jo siç thonë çyrykët që vijnë vërdallë për të hedhur baltë mbi çdo gjë, jo si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e BE.


BE funksionon me kooperativa por ndryshme nga to të komunizmit, në ato të BE, secili prodhon më vete dhe të gjithë sheshin bashkë. Duke shitur bashkë, krijojnë një volum të madh, por nga ana tjetër harmonizojmë të gjithë veprimtarinë prodhuese pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, e përkujdesjes për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin. Shoqëri të bashkuara bujqësore, kështu janë quajtur në ligj për të shmangur atë frikën e madhe që vjen nga truma e të shkuarës që po n mbledhin në kooperativë. E kemi nxitur këtë punë prej kohësh.

Duhet bashkim dhe për këtë arsye kemi vendosur dhe mbështetje financiare për bashkimin, institucionale dhe aleancë me shtetin. Pra, në Dibër SHPB ndërtohet mes fermerëve dhe bashkisë dhe bashkia është aksionere, por nuk është aksionere që t’iu marrë juve fitimet. Ndryshe se përballojmë dot përplasjen e madhe kur të bëhemi pjesë e BE. Gjithë ai treg do dalim tek e tek e do mbijetojmë. Ku do ti sheshim prodhimin me çanta rrugëve të Brukselit? Si do të realizohet siguria ushqimore? Do shkojnë të gjithë tek e tek për analiza në laboratorë? Si do të ulen kostot e prodhimit? Shqipëria i ka ë dyja, ka dhe shembujt e atyre që janë forcuar dhe pasuruar”, tha Rama.